3 çiklistë janë dërguar në spital pas një aksidenti me biçikletë në Vlorë. Sipas policisë, ata kanë dalë nga rruga gjatë zhvillimit të Turit të 81-të Çiklistik në vend.
“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve./tvklan.al