Inspektoriati Ndërtimor i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, duke i cilësuar si shpifje, lidhur me ndërtimin e një shtese në një ndërtesë, në interes të deputetit socialist Sadri Abazi.
IKMT thotë se e vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon Partia Demokratik është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës.
“Nuk jemi të çuditur nga sulmi i Partisë Demokratike lidhur me një shtesë kati të realizuar në vitin 2012, kur kryetari i PD Lulzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Tirana ishte vatra më e nxehtë e ndërtimeve pa leje! Sepse nuk është hera e parë që ish-kryetari i bashkisë sulmon dhe përbalt punën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. E vërteta është se shtesa në fjalë është e legalizuar dhe ndërtimi për të cilin akuzon, apo më saktë shpif Partia Demokratike, është një rikonstruksion me të gjithë dokumentacionin përkatës, ku nuk ka asnjë metër katror shtesë në volumet e godinës që gjendet e regjistruar në Hipotekën e Tiranës. Kështu që duke e ftuar opozitën të kontribuojë në denoncimin e rasteve të rralla të ndërtimeve pa leje, hedhim poshtë pretendimin e saj në këtë rast. Qëllimet politike të opozitës nuk janë arsye për të shpifur e hedhur baltë mbi institucionet.”/tvklan.al