“Shembja e teatrit, tentativë vrasje për njerëzit që ishin brenda”
Alenaca për Mbrotjen e Teatrit ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe numrin një të Policisë, Ardi Veliun, për vrasje të mbetur në tentativë.
Sipas aleancës, në momentin e shembjes, në godinën e Teatrit Kombëtar gjendeshin brenda disa artistë dhe aktivistë. Në kallëzim thuhet se godina e teatrit nuk u kontrollua para se të fillonte shembja dhe ata që ishin brenda kanë dalë pasi dëgjuan fadromat.
Avokatja Adriana Kalaja kërkoi nga SPAK që të marrë masat e duhura dhe të mos manipulohen provat, ndërsa kërkoi edhe arrestimin e tre zyrtarëve të lartë.
Tv Klan