Marcelo ka dalë lojtar i lirë, pasi ndërpreu kontratën me brazilianët e Fluminense. Një përplasje me trajnerin, solli largimin e mbrojtësit, i cili tani po përgatitet për një aventurë të re.

E ardhmja e futbollistit mund të jetë sërish në Spanjë, aty ku për 15 vite la shenjë me fanellën e Real Madrid.

Dy klube nga La Liga, kanë shfaqur interes serioz për 36-vjeçarin. Bëhet fjalë për Leganes dhe Villarreal, klube që duan ta bëjnë lojtarin pjesë të tyre.

Dy klubet spanjolle kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e Marcelo-s, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje për ta afruar në ditët e ardhshme. /tvklan.al