Real Madrid u rikthye te fitorja dhe shkatërroi me shifrat e thella 4-0 Osasunën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Pas momentit të vështirë, madrilenët duket se janë rikthyer në formën e tyre më të mirë dhe këtë e konfirmon fitorja bindëse e arritur.

Shkëlqeu në këtë takim, lojtari më i përfolur i momentit, Vinicius Junior, i cili shënoi tripletë golash. Për të kompletuar fitoren 4-0 të Realit, shënoi edhe mesfushori Jude Bellingham.

Me këtë sukses, Real Madrid mban vendin e dytë me 27 pikë, 6 pikë më pak se Barcelona kryesuese. /tvklan.al