Altin Arapi ka paraqitur pranë autoriteteve belge kërkesën për azil politik. Pas lirimit nga burgu dhe refuzimit të kërkesës së palës shqiptare për ekstradim, avokati deklaron se drejtësia shqiptare nuk kishte provat e duhura për të vërtetuar akuzën për vrasje dhe se prokuroria kishte dërguar një dosje të manipuluar politikisht.

“E nxjerrin të qartë që përgjegjësia bie kryesisht mbi organet e akuzës, i cili, me provat që ka çuar për ekstradimin e Altinit, e ka bërë të dyshimtë. Janë prova të dyshimta, të pasakta. Ata çuan vetëm provat më pikante atje, që u interesojnë atyre, nuk çuan pjesët e tjera që nuk u interesojnë të cilat qemë të detyruar t’i çonim neve. Më vjen keq për zotin Sallaku që i ka dhënë karakter politik, vetë ai, veç kësaj, ai i ka dhënë dhe karakter personal akuzës për ekstradim për shkak të vrasjes së Sinës.”

Arapi u akuzua si autori i atentatit të Genci Sinës, shoferit të familjes Sollaku. Atentati u krye në qendër të Tiranës dhe gruaja dhe vajza e kryeprokurorit ndodheshin në të njëjtën makinë. E ndërsa Altin Arapi është liruar nga burgu dhe pret përfundimin e procedurës për azil politik, në qelitë shqiptare ndodhet e fejuara e tij Imelda Tasho, e cila akuzohet se ka qenë e pranishme natën e vrasjes. /tvklan.al