Për herë të parë Ambasada Italiane bënë të ditur arsyet e mosdhënie së vizave mjaft të rinjve shqiptarë që kërkonin të studionin në Itali. Sipas deklaratës së ambasadës numri i jashtëzakonshëm i aplikantëve për vizë tregonte se nuk ishin të interesuar për regjistrim në universitet.
Mohimi i vizës u është bërë personave më një moshë më të lartë se 30 vjeç të cilët s’ishin në gjenjde të flisnin gjuhën italiane dhe në mënyrë spontane kanë deklaruar se dëshironin të punonin në Itali.
Ata nuk ishin në gjendje të tregonin fakultetin ku synonin të regjistroheshin ose llojin e e studimeve të kryera deri tani. Kjo ka çuar edhe në refuzim nga ana e sistemit tonë konsullor shprehet ambasada italiane. Këto sjellje sipas ambasadës italiane mund të shkaktojnë të paktën 3 pasoja të rënda.
Një dëm të pandreqshëm që kanë krijuar studentët të deri tanishëm, pengesa për rritjen e mëtejshme të numrit të studentëve në universitetet italiane si edhe vështirësi organizative në funksionimin e konsullatave të cilat bëjnë të vështirë kryerjen e një shërbimi të shpejtë.
Numri i studentëve të cilët kanë paraqitur kërkesë para regjistrimit, pranë universiteteve italiane këtë vit ka qenë 2314 në krahasim me 1724 të vitit të shkuar dhe 1409 të vitit 2000.
Duke pësuar një rritje prej 25% në krahasim me vitin e kaluar. Së fundmi ambasada italiane njofton studentët që provimi i gjuhës italiane pranë universiteteve mund të kryhet në mënyrë të jashtëzakonshme pas mbërritjes së tyre në Itali./tvklan.al