Ambasada shqiptare në Turqi u ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që gjenden në zonën ku ra tërmeti i fuqishëm që të transferohen në një zonë të sigurt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka vënë në dispozicion një numër telefoni për çdo emergjencë të mundshme.
“Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë perëndimore, pranë zonës së Izmirit. Ambasada shqiptare në Ankara i bën thirrje shtetasve shqiptarë të gjendur në zonë të transferohen në një zonë të sigurt dhe ka vendosur në dispozicion numrin e telefonit +90 549 561 1985 për çdo rast emergjence”, thuhet në postimin e ambasadës shqiptare.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 të shkalës Rihter u regjistrua pranë brigjeve veriore të ishullit grek Samos në detin Egje. Për pasojë ndërtesa të shumta janë shkatërruar në Turqi ndërsa lëkundjet e forta shkaktuan edhe një cunam./tvklan.al