Rusia është e hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë, nëse iniciohet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Kështu ka deklaruar në Gjenevë ambasadori i Moskës në OKB Genadi Gablov.

“Trump premtoi të zgjidhë krizën ukrainase brenda natës. Në rregull, le të përpiqet. Por ne jemi njerëz realistë, sigurisht e kuptojmë se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Por nëse ai fillon apo sugjeron diçka për të nisur procesin politik, është e mirëseardhur.”

Gatilov thekson se zgjedhja e Trump përfaqëson një mundësi të re për dialogun me Shtetet e Bashkuara, por sërish mbetet skeptik se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësohen.

“I vetmi ndryshim që mund të jetë i mundur është dialogu midis vendeve tona, diçka që ka munguar gjatë disa viteve të fundit.”

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ka nxitur shqetësime në Kiev dhe kryeqytete të tjera evropiane rreth nivelit të angazhimit të ardhshëm të SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën.

Klan News