Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, Kryetari i Prezencës së OSBE në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh për votuesit. Mishel Tarran thekson se pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut tek institucionet e shtetit. Diplomati ka dhe një apel për zgjedhësit.
“Zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar që çdo zë të ketë rëndësi. Kontrolloni regjistrimin tuaj si zgjedhës në ekstraktin e listës së zgjedhësve pranë Zyrës së Gjendjes Civile të njësisë suaj administrative, në faqen/aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ose nëpërmjet portalit e-Albania”, tha Michel Tarran.
Për herë të parë në zgjedhjet e 11 Majit, do të votojë edhe diaspora. Ambasadori u kujton atyre afatin për t’u regjistruar.
“Këto zgjedhje janë historike edhe për faktin se, për herë të parë, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, që nuk jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të votojnë nga jashtë vendit. Për ta ushtruar si duhet këtë të drejtë dhe për të ndihmuar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë, i nxitim të gjithë zgjedhësit me të drejtë vote jashtë vendit të regjistrohen deri më 4 mars, 2025 sipas udhëzimeve të KQZ-së”, tha Tarran.
Meazhin e tij, ambasadori i OSBE e mbyll me vlerësimin e rolit të të rinjve në ndërtimin e një demokracie të fortë.
“Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për mbështetjen e pjesëmarrjes sa më të gjerë të të rinjve në zgjedhje dhe për promovimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës”, thekson ambasadorin Tarrin.
Klan News