A$AP Rocky po ‘shkund’ imazhin tipik se si duhet të jetë një reper. Në fushatën e re të Bottega Veneta që fokusohet te të qenët baba, ai ka përçuar një anë tjetër tijën.
Rocky u shpall ambasadori më i ri i markës luksoze italiane përmes një seti fotografik bardhë e zi që tregon jetën e tij si baba. 6 fotot e publikuara në Ditën e Babait portretizojnë reperin me dy djemtë e tij, RZA dhe Riot Rose në shtëpi.
“Mendoj se nuk ka shumë njerëz në kulturën time që flasin për të qenët baba dhe prind. Ky personazhi që luan është shumë i reklamuar. Kur mendon për një reper, mendon për adoleshencën, stilin e jetës së një beqari”, tha A$AP Rocky në një konferencë për shtyp.
“Ky jam unë si bashkëshorti i një gruaje, si burrë familjar. Është ajo që plotëson jetën time tani: të jem prezent si partner dhe si prind”, vijoi ai.
A$AP Rocky dhe Rihanna kanë folur herë pas here për djemtë e tyre në intervista apo postime në rrjetet sociale. Ata janë shprehur se kanë regjistrime të fëmijëve që shpresojnë t’i përdorin në projektet e ardhshme muzikore. Rihanna ka deklaruar se kanë shumë dëshirë që ta zgjerojnë familjen edhe më shumë.
“Ky është evoluimi i Mr. Mayers”, tha Rocky. “Ky jam unë që trupëzoj dhe përqafoj të qenët prind, baba, bashkëshort dhe familjen ndërsa punoj në të gjitha fushat e karrierës time”, përfundoi reperi./tvklan.al