Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Vazhdimi i reformave strukturore, programeve të FMN-së dhe kalim në programin e reduktimit të varfërisë. Ishin fjalët e ministrit të Financave Anastas Angjeli në takim me misionin e FMN-së të kryesuar nga Never Maten. Kryetari i misionit Maten ka kërkuar një vëzhgim për situatën makro ekonomike në Shqipëri.
Sipas ministrit Angjeli realizimi i objektivave të programit të deri tanishëm përbën një tregues të sigurisë për zbatimin me sukses të programit. Por një vend të rëndësishëm zë dhe krijimi i lehtësirave për nxitje të biznesit dhe investimeve. Më tej janë diskutuar mbi objektivat në reformat strukturore, në veçanti vazhdimi i procesit të privatizimit të sektorëve strategjikë.
Kreu i misionit Maten është shprehur se FMN është i kënaqur me rezultatet e deritanishme. Por kërkon dhe shpreson se në të ardhmen këto do të jenë edhe më të mira./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti