Kampionati europian pritet të ketë një ndikim të madh në rritjen e të ardhurave në bizneset e vogla të Mbretërisë së Bashkuar. Tifozët e futbollit parashikohet të shpenzojnë 2.75 miliardë Paund për artikuj, duke përfshirë birrë, pica dhe televizorë të rinj.

Vetëm në sektorin e pijeve, Shoqata Britanike e Birrës dhe Pub-ëve pret që të shiten 20 milionë birra më shumë gjatë katër javëve të europianit në krahasim me europianin e pandemisë.

Me rreth 300 milionë birra që do të shiten në Angli, sektori i taksave do të grumbullojë një shtesë prej 94 milion paundësh.

Ndërsa hoteleri turizmi do të ketë një shtesë prej afro 619 milionë paundësh ndërsa shitësit me pakicë mund të kenë të fitime në 2.1 miliardë.

Mendohet se më shumë se 17 milionë persona do të ndjekin Europianin në bare dhe pub-e të cilat shpresojnë që të favorizohen edhe nga moti i mirë për të patur më shumë persona të pranishëm, teksa do të instalojnë sisteme audio në veranda dhe oborre e madje edhe në tualete.

Tv Klan