Ministria e Brendshme thotë se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë, 9 janar 2021.
Në një njoftim për mediat, Ministria fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj./tvklan.al