Këto pamje apokaliptike ende mbizotërojnë të përfshijnë Spanjën. Përpjekjet e pastrimit hynë në ditën e dytë, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në rajonin e Valencias të Spanjës .

Përmbytjet më të këqija në dekada përfshinë rajonin lindor të vendit duke vrarë rreth 100 njerëz. Numri i të vdekurve është më i rëndë në Evropë deri më tani. Autoritetet ende kanë mbajtur në fuqi alarmin e kuq dhe portokalli në disa zona pasi moti i keq pritet të vijojë.

Banorët në Torrent, një periferi në Valencia vëzhguan dëmet nga përmbytjet, me mbeturinat e shpërndara përgjatë urës dhe pirgun e makinave të cilat janë shkatërruar. Autoritetet kanë rinsur gjithashtu edhe operacionin e kërkim shpëtimit pasi disa rezultojnë të zhdukur.

Meteorologët thanë se shiu i një viti ra në tetë orë në disa pjesë të Valencias duke shkaktuar dëme katastrofike dhe duke ekspozuar mosgatishmërinë. Qeveria kombëtare e udhëhequr nga socialistët kritikoi autoritetet rajonale për dështimin për të përcjellë paralajmërimet e hershme për njerëzit.

Një pjesë e madhe e tokave bujqësore tanimë janë nën ujë, në një rajon që prodhon dy të tretat e frutave agrume të rritura në Spanjë. Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tre ditë zie kombëtare, ndërsa kushtet ekstreme  të motit vazhdojnë duke kufizuar disa përpjekje shpëtimi.

Për shkencëtarët përmbytjet më vdekjeprurëse të Spanjës janë një tjetër kujtesë rrënqethëse se Evropa është e papërgatitur për pasojat e ndryshimeve klimatike. Me efektet e ndryshimit klimatik që pritet të çojnë në përmbytje më të rënda në të ardhmen, një profesoreshë e  hidrologjisë shprehet se kishte nevojë për komunikim më të mirë për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet dhe çfarë të bënin për të mbrojtur veten.

Hannah Cloke, profesore e hidrologjisë: Ne thjesht duhet të bëjmë më mirë për t’u dhënë mesazhin atyre njerëzve që janë në rrezik nga këto lloj përmbytjesh. Ne do të shohim më shumë nga këto përmbytje në të ardhmen. Këto janë efektet e ndryshimeve klimatike, këto rreshje tmerrësisht të mëdha dhe këto përmbytje shkatërruese duhet t’i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë rrezikun në të cilin ndodhen.

Sipas Hannah Cloke, pavarësisht parashikimeve, informacioni nuk arriti tek njerëzit në kohë. Javët e fundit, disa vende evropiane janë goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Përmbytjet në Greqi, Belgjikë dhe Gjermani në vitet e fundit shërbyen si paralajmërime të mëtejshme për rrezikun në rritje të motit ekstrem.

Klan News