Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritetin e tij lidhur me viktimat nga përmbytjet në Spanjë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Rama thekson se është i tronditur nga përmbytjet në Spanjë teksa ka ngushëlluar familjet e viktimave.
“Thellësisht e trishtueshme të dëgjoja për përmbytjet e rënda që po prekin zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcis në Spanjë, katastrofa më e rëndë natyrore, që ka shkaktuar të paktën 51 viktima. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Shpreh solidaritetin tim për popullin dhe Qeverinë e Spanjës! Uroj që të gjitha komunitetet e prekura të rikuperohen sa më shpejt, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, shkruan Rama në “X”.
Deeply shocked by the severe floods affecting the areas of Valencia, Andalusia and Murcia in Spain, the worst natural disaster, killing at least 51 people. My condolences and sympathy go out to the families of the victims. Sending strength and solidarity to the people and…
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2024
Ndërkohë vëmë në dukje se Spanja u godit nga përmbytje të fuqishme ku mediat e huaja bëjnë të ditur se si pasojë e përmbytjeve, të paktën 62 persona kanë humbur jetën./tvklan.al