Nesër kjo sallë aprovon apo jo mocionin e shumë diskutuar për shkarkimin e 3 gjyqtarëve së Gjykatës së Lartë. Arben Imami, një nga nënshkruesit e mocionit të firmosur dhe nga Kryeministri Meta.

“Për mua është e rëndësishme veprimi që u ndërmor. Sigurisht nëse do të shkohet deri në fund, do t’i jepet mesazhi gjithë gjyqësorit se Parlamenti është i gatshëm t’i shkojë deri në fund çeshtjes dhe do të ishte shumë mirë. Por, gjithsesi ne evidentuam një fakt që ishte harruar. Që për çdo institucion në sistem konstitucional ka një rregull konstitucional. Në rastin e Gjykatës së Lartë siç është thënë shprehimisht dhe në kushtetutë, kjo rojë konstitucionale është parlamenti. Mocioni është lehtësisht konform procedurave parlamentare, ne kemi të drejtë propozojmë ashtu sikurse parlamenti do të vendosë nëse do t’a pranojë ose jo mocionin tonë. Këto janë procedura normale. Një Gjykatë Kushtetuese, kushtetuta kërkon që çeshtja të shqyrtohet pasi të jetë mbajtur një qëndrim nëse pala tjetër nuk do të ketë kontestime.”/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori