Policia ka finalizuar operacionin “Gajushi” dhe ka arrestuar 2 persona. Autoritetet njoftojnë se 2 të arrestuarit kanë qëlluar me armë në fshatin Gajusht të Lezhës.
“Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gajushi”, si rezultat i të cilit u bë kapja e arrestimi i personave të dyshuar: R. H., 19 vjeç dhe S. H., 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të banesës së R. H. dhe ambientit përreth saj, është gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar në ajër, të cilën ky person e kishte fshehur në një depozitë uji në banesën e tij.
Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së S. H., ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me një krehër dhe fitil zjarrpërcjellës./tvklan.al