Policia ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Në një njoftim për mediat autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.
Mësohet fishekzjarrët janë gjetur në një dyqan në Lezhë dhe pronari i saj shtetasi B. R., 56 vjeç, është arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke iu garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, bën thirrje policia./tvklan.al