Pronari i një lokali nate në Prishtinë, është arrestuar në Durrës nga Forca e Posaçme Operacionale për shkak se kërkohet nga autoritetet kosovare.
Në pranga ka rënë D.R. 47 vjeç, ndaj të cilit ka masë sigurie “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Ndaj tij rëndon akuza e trafikimit të personave.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar ekstradimin e 47-vjeçarit.
/tvklan.al