Këto janë momentet e arrestimit të Pjetër Paçanit në Fier, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 2011. Prangosja e 61-vjeçarit nga Fushë Kuqja e Laçit u krye në një banesë në lagjen 1 Maji ku fshihej i shumëkërkuari.
Në pamje shihet dhe ndryshimi që ka pësuar nga ana vizuale Paçani, i cili në momentin e arrestimit shfaqet tejet i qetë, i veshur me të bardha dhe mjekër të gjatë.
Në banesën ku ai fshihej, policia gjeti dhe sekuestoi 3 pistoleta, 1 automatik, municion luftarak, granatëhedhës dhe 2 antiplumba.
Pjetër Paçani ishte mes 50 emrave më të kërkuar nga Policia e Shtetit. Ai akuzohet për një vrasje të 2011 pranë një karburanti në aksin Lezhë-Tiranë ku u ekzekutuan Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi.
Shkak i vrasjes së dyfishtë u bë një borxh në vlerën e 100 mijë Eurove.
Për këtë ngjarje 61-vjeçari është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Tiranës e cila e akuzon atë për “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Tv Klan