Një 46-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Perugia. Prej kohësh ai ishte në vëzhgim nga policia, por justifikohej se ishte një biznesmen vere.
Shqiptari banonte në Toskana dhe sa herë që përballej me karabinierët bënte manovra të çuditshme me makinën e tij.
Udhëtimet e tij të shpeshta ishin vëzhguar nga policia, por ai kishte deklaruar se merrej me tregtinë e verës dhe udhëtonte për punë.
Një ditë më parë efektivët vendosën që ta ndalonin për kontroll, por ai ndryshoi qëndrimin e tij duke thënë se do shkonte të takonte të dashurën, pasi nuk kishte asnjë dokument për të treguar se merrej vërtet me verë.
Pas kontrollit të imtësishëm në makinës shqiptarit iu gjet një sasi e madhe kokainë. Në bagazh në një vend të veçuar, atij iu gjet mbi 3 kilogram kokainë e ndarë në tre pako.
Po ashtu si prove materiale policia sekuestroi 2 telefona dhe një shumë prej 830 Euro. Shqiptari u arrestuar dhe tashmë pritet që përballet me akuzat në gjykatë./tvklan.al