Armando Broja është në listën e dëshirave të Atalantës në këtë merkato dimri. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është i huazuar tek Evertoni deri në fund të sezonit, por bergamaskët kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Broja përfaqëson një emër tashmë të përmendur në Zingonia. 23-vjeçari, i cili vazhdon rekuperimin pas një dëmtimi të marrë, ishte monitoruar nga bergamaskët kur luante për Chelsean.
Karakteristikat e tij shikohen si mjaft interesante për të kompletuar repartin ofensiv të Atalantës, raportin Calcio Atalanta. Në ekipin e Serie A, Broja do të gjente kapitenin kuqezi Berat Gjimshiti. Emra të tjerë që pëlqehen nga Atalanta për sulmin janë edhe 2 lojtarët e tjere te Tofis, Beto dhe Kalvert-Levin.
Ndërkohë 23-vjeçari është në monitorimin e stafit mjekësor të Evertonit sa i përket rekuperimit të tij, pas dëmtimit në takimin ndaj Bournemouth, ku e nisi titullar po luajti vetëm 32 minuta.
Rikthimi i tij pritet të ndodhë në sfidën e 15 Janarit, që Tofis do të kenë në shtëpi ndaj Aston Vilës. Evertoni ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit nga Çelsi, ndërsa kjo merkato dimri mund të sjellë surpriza nisur nga interesimi i fundit i bergamaskëve.
Klan News