Katër atentate ndaj Gentian Bejtjas në harkun kohor të 8 viteve. I fundit më 25 Mars 2024, kur dhe e vranë në oborrin e shtëpisë së tij.
43-vjeçari nga Fushë-Kruja kërkohej me çdo kusht që të vritej. Mister mbeten shkaqet dhe autorët.
Babai i Gentian Bejtja, në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Gani Bejtja ka zbuluar edhe ngjarjen e vitit 2016, kur në makinën Vplksëagen Tuareg të Gentianit shpërtheu lëndë eksplozive.
Vetë Gentian Bejtja shpëtoi duke mbetur i plagosur lehtë. Ndërsa 2 persona u arrestuan në atë kohë.
Sipas babait të Gentian Bejtjas, tritoli në makinë ishte vendosur me porosi të Durim Bamit. Këtë, familjes Bejtja, ua kishte pohuar vetë Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.
Spartak Koka: U mësua se për cilin motiv e kishin bërë në 2016?
Gani Bejtja: Ata e kanë pranuar, e ka bërë Durim Bami. Na ka çuar njerëz. Ka ardhur vetë Valter Bami ka thënë..ka folur për vëllai e vetë. I ka thënë për Durimin. I ka thënë na ka prerë në besë.
Spartak Koka: Kush ju ka prerë në besë?
Gani Bejtja: Ja ka bërë ky vetë, Durimi ia ka bërë atentatin. Ka çuar këta, i ka paguar. Tani ka çuar njerëz Valteri ku ka dalë nga burgu. Kishte çuar njërin këtu, çfarë do që të bëj be, si të duash ti se unë s’kam hak e hile. I ka thënë Genti nuk kam dyshim tek ti, nuk kam asnjë gjë më ty. As kam folur, as të kam raportuar. Nuk e kemi raportuar.
Spartak Koka: Pra ju ka çuar fjalë që nuk ka lidhje te atentati i fundit?
Gani Bejtja: Po.
/tvklan.al