Ministri i Brendshëm, Taulant Balla firmosi këtë të mërkurë memorandum bashkëpunimi me OSCE, marrëveshje kjo që synon parandalimin e rreziqeve që vijnë nga fenomeni i armëmbajtjes pa leje.

Pas nënshkrimit të saj, ministri u shpreh se goditja e këtij paligjshmërie vijon çdo ditë nga policia, teksa bëri me dije dhe rezultat e arritura në 300 ditët e fundit.

Ky memorandum do të shoqërohet dhe me fushata ndërgjegjësuese me qëllim goditjen e këtij fenomeni.

Sipas ministrit të Brendshëm, kjo marrëveshje e dakordësuar është në të njëjtën linjë dhe me paketën e sigurisë në shkolla, ambjent ku jo në pak raste janë evidentuar nxënës me armë pa leje.

Tv Klan