Siguria kombëtare kibernetike e vendit tonë është forcuar për t’i bërë ballë çdo sulmi të mundshëm. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në konferencën e nivelit të Lartë për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Belinda Balluku, zv. kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Nëse ka një dëshmitar i cili mund t’ju flas për këtë çështje është Shqipëria, sepse e kemi provuar nën lëkurë se çdo të thotë të zhvillohesh nga ana digjitale dhe të ofrosh më shumë se 99% të shërbimeve online, dhe të gjendesh para faktit të një sulmi të jashtëzakonshëm të sponsorizuar fuqimisht nga qeveri të vendeve të tjera. Forcuam atë që sot ne e quajmë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike, ish AKCESK-u pasi është bërë shumë i njohur dhe mua më duhet ta përmend me emrin që ka pasur më parë. E forcuam në pikën për tu bërë atraktiv për djemtë dhe vajzat e reja, që në Shqipëri nuk mungojnë dhe që kanë trurin brilant të tyre.
Balluku shtoi gjithashtu se krijimi dhe ofrimi i shërbimeve të besueshme dhe të sigurta në mjedisin dixhital ndërkufitar është një nga prioritetet kryesore për Shqipërinë.
Klan News