Qeveria do ta bëjë të ditur në datën 1 Dhjetor masën e uljes së çmimit të energjisë elektrike. Zv/kryeministrja Belinda Balluku gjatë replikave me deputetë të opozitës në parlament, pohoi se vendimi do të komunikohet në fillim të muajit tjetër, por pa dhënë shifra konkrete.

E kemi bërë analizën, nuk thamë do ta shohim, thamë po punojmë për të bërë analizën dhe në 1 Dhjetor do të kemi informacionin e plotë për sa i përket rishikimit dhe uljes së çmimit sipas kritereve të Bashkimit Europian. Unë e di që këto lajme ju shqetësojnë”.

Po në përgjigje të akuzave të deputetëve demokratë, Balluku shpjegoi edhe njëherë përse çmimi i energjisë për furrat e bukës është me tre nivele.

“Vetëm ato furra të cilat prodhojnë vetëm bukë, marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekësh për kWh, ato që kanë dhe shërbimin e pastiçerisë 9.5 dhe ato që kanë dhe bar kafe 12.”

Aktualisht për konsumatorët familjarë, çmimi i energjisë për kilovator është 9.5 lekë pa TVSH. Vendimi që qeveria do marrë muaj e ardhshëm për uljen e çmimit të energjisë pritet të hyje në fuqi nga 1 Janari.

Tv Klan