Lajme Arkiva 2003

Biznesmeni vlonjat Sulo Shehu, nipi i të cilit është rrëmbyer mbrëmjen e djeshme është një nga tregtarët e mëdhenj i njohur si përkrahës i opozitës shqiptare. Dy vjet më parë ai ka qenë kandidat për tu anëtarësuar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe gjatë zgjedhjeve të viti 2001 kandidat potencial i koalicionit opozitar Bashkimi për Fitore për tu përfshirë në listën e deputetëve të saj.

Duke mos përjashtuar anën politikë të këtij rrëmbimi dhe duke denoncuar atë që e quajti strategji të konkurrencës së pandershme nënkryetari i Partisë Demokratike Bamir Topi i ka kërkuar organeve të drejtësisë zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje.

Bamir Topi: Shumë opsione mund të ketë rreth kësaj ngjarje. Ajo që është bërë e ditur është ajo që ky biznesmen i njohur përveç afikacioneve me krahun e djathtë ka pasur edhe presione të vazhdueshme nga faktorë që unë nuk jam në gjendje t’ua them tani se nga i kanë ardhur, por mbetet një çështje për tu zbardhur por doja ta lidhja edhe njëherë me atë që thashë në fillim që jo vetëm Sulo Shehu por edhe biznesmen të tjerë të cilët o janë eliminuar fizikisht ose kanë pasur presione të këtij karakteri janë përballur me atë konkurrencë të pandershme e cila implikohet deri në krim për rrënimin e bizneseve dhe ju e dini që edhe çështja Vila e cila sa vjen e zbardhet vjen më shumë në përfundimin që ka qenë një çështje e konkurrencës së pandershme./tvklan.al