Ndryshim kursi edhe tek Barcelona. Klubi spanjoll ka shkaktuar nga detyra trajnerin Çavi Hernandez, duke ndërprerë aventurën Katalanase një vit para marrëveshjes mes palëve. Verdikt që ishte paralajmëruar nga ana e trajnerit edhe në muajin janar, por drejtuesit e bindën për të qëndruar.

44-vjeçari kishte kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2025. Çavi mori drejtimin e klubit spanjoll në nëntorin e vitit 2021, teksa ndaj Almerias ishte në takimin e La Liga numër 100 në stol.

Që prej asaj kohe, spanjolli ka koleksionuar 69 fitore, 16 barazim edhe 15 humbje, me skuadrën që ka shënuar 193 gola dhe pësuar 86.  Si futbollist, 44-vjeçari luajti për 17 vite me Barcelonën, duke bërë 767 paraqitje dhe fituar 25 trofe, përfshirë 4 Champions League dhe 8 tituj kampion të La Liga.

Pavarësisht se fitoi kampionatin vitin e shkuar, tekniku ka qenë nën presion këtë sezon, duke u eliminuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe shumë i distancuar me Real Madrid kampion të Spanjës.

Ndërkaq, mediat spanjolle raportojnë edhe për pasuesin e ish-mesfushorit. Bëhet fjalë për Hansi Flik, me gjermanin që do të firmos të hënën për 1 vit, me opsion rinovimi edhe me një tjetër sezon.

Klan News