Pas përfundimit të protestës së artistëve për kundër shembjes së teatrit, Basha pati një prononcim tyë shkurtër për mediat.
Ai u shpreh se shkatërrimi i godinës së teatrit është fundi i tiranisë së kryeministrit Rama.
“Opozita do të mbështesë të gjitha protestat e aleancës për teatrin, këtu në Tiranë dhe kudo ku do të ketë protesta. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikës do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim mori fund. Shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur me shqiptarët. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën e shqiptarëve”.
Basha tha se opozita do të vazhdojë t’i qëndrojë premtimit që i ka dhënë aktorëve se teatri do të rindërtohet aty ku ishte, ndërsa ata që janë përfshirë në shembjen e godinës do të përfundojnë para drejtësisë.
“Do t’i qëndrojmë kontratës me aktorët për rindërtimin e teatrit dhe dërgimin para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë krim nga Rama tek Veliaj deri tek punonjësit që morën pjesë në atë akt”./tvklan.al