Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me aksionin e EULEX-it që po realizohet në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ekzekutivi me anë të një kumtese për media thekson se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish -kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.
“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”.
“Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, thuhet në reagimin e qeverisë, transmeton Klan Kosova./klankosova