Sipas Sky Germany, Bayer Leverkusen synon ish-mbrojtësin e Liverpool, Joël Matip.

Mësohet se kampionët e Gjermanisë e shohin 32-vjeçarin si një zëvendësues të mundshëm për Jonathan Tah, i cili pritet të largohet së shpejti.

Përveç kësaj, Matip i ofron Leverkusen-it përvojë të vlefshme në nivelin më të lartë, diçka që “Die Werkselt” e kanë kërkuar pasi nuk arritën të bindin Mats Hummels të bashkohet me ata në fillim të kësaj vere.

Ish-lojtari i përfaqësueses së Kamerunit shijoi një periudhë të suksesshme tetëvjeçare me Liverpool-in, duke fituar gjashtë trofe gjatë kohës së tij në Anfield, mbi të gjitha Premier League dhe Champions League. Megjithatë, “Reds” zgjodhën kundër rinovimit të kontratës së Matipit, duke e lënë atë një agjent të lirë këtë verë.

Prandaj, Matip është i lirë t’i bashkohet klubit që ka zgjedhur dhe sipas raportimeve, Leverkusen tashmë kanë kontaktuar me 32-vjeçarin. Besohet se Matip është i hapur për t’u rikthyer në Gjermani, pasi ka luajtur më parë për Schalken në Bundesligë.

Pavarësisht se ende ka opsione për qendrën e mbrojtjes, me Tah që pritet të largohet, zëvendësimi i tij kthehet në një çështje jetike. Nëse “Die Werkself” siguron nënshkrimin e Matip, atëherë skuadra e Xabi Alonso mund të shohë përmirësimin e mbrojtjes pas fushatës së tyre fituese  vitin e kaluar.

/tvklan.al