Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) fajësoi
“dështimin e politikave të Bashkimit Evropian”
për numrin e madh të vdekjeve të refugjatëve dhe migrantëve në Detin Mesdhe.
Në një raport të publikuar sot, Amnesty tha se “marrëveshjet cinike” me Libinë përballen mijëra njerëz me rrezikun e mbytjes, përdhunimit dhe torturës.
Amnesty tha se BE ka mbyllur njërin sy ndaj abuzimeve në qendrat e paraburgimit në Libi, ndërsa shpëtimin e migrantëve e ka lënë në duart e organizatave bamirëse.
Mbi 2,000 njerëz kanë vdekur në vitin 2017, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur Evropën, tha Amnesty International.
“Nëse gjysma e dytë e këtij viti vazhdon si e para dhe nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, 2017-ta mund të bëhet viti më vdekjeprurës në rrugën më vdekjeprurëse të migrantëve në botë”,
tha John Dalhuisen, drejtor për Evropën i Amnesty International.
BE nuk e ka komentuar ende raportin e organizatës./REL