Situata në veri të Kosovës zë vend të veçantë në kapitullin për Kosovën të raportit vjetor të Komisionit Europian.

Në raport vlerësohet se tensionet gjatë këtij viti mbetën të larta. Kosova kritikohet se ka kryer aktivitete në veri, të cilat cilësohen se janë në kundërshtim me detyrimet e saj në kuadër të dialogut.

Serbia nga ana tjetër kritikohet për hapat të pamjaftueshëm të Serbisë për të siguruar përgjegjësi për sulmet në Banjskë.

Raporti vlerëson se sulmi i Banjskës  “përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.

Ky komision ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

Në raportin vjetor rikujtohen palët se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obliguese dhe se formalitetet rreth miratimit të saj nuk duhet të pengojnë zbatimin.

Kosovës gjithashtu i kërkohen hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, konform propozimit evropian të vitit të kaluar.

Të dyja palët rikujtohen se në mungesë të progresit, të dyja palët rrezikojnë të humbin raste të rëndësishme.

Sa i përket aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit, të cilin Kosova e ka dorëzuar në Ehjetor të vitit 2022, KE shpreh gatishmërinë që të përgatitë opinion për këtë aplikimin, sapo këtë ta kërkojë Këshilli i BE-së.

KE në dokument konfirmon se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë mbetur në fuqi, ndonëse pranohet se shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel ka rekomanduar heqjen e këtyre masave.

Kosova u zotua të zbatojë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit të saj të arritur në vitin 2023 dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara.

Në raportin e këtij viti, vendi është vlerësuar pozitivisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe përmirësimit të klimës së biznesit.

Kërkohet nga Prishtina zyrtare që të intensifikojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Ndërsa në fushën e lirisë së mediave janë nënvizuar kritika ku përmendet fakti se ekzistojnë përpjekjet për të ushtruar kontroll mbi mediat i cili po përballet me jo stabilitet për shkak të dorëheqjeve të anëtarëve të menaxhmentit dhe bordit.

Tv Klan