Armëpushimi në Gaza u përshëndet edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duke shënuar sipas tij fundin e konfliktit mbi 15 mujor.
“Përshëndes përpjekjet ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Katarit, Egjiptit dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe lehtësim për ata që janë prekur në rajon”, shkroi kreu i shtetit në rrjetet sociale.
Tv Klan