Alfred Beleri do të qëndrojë në burg, të paktën deri në fillim të Shtatorit. Kjo pasi Gjykata e Fierit e kishte sërish të pamundur të shqyrtojë kërkesën e tij për lirim me kusht, për shkak mungesës së dokumentacionit që ka të bëjë me raportin e sjelljes së tij në burg dhe dëshminë e penalitetit.
Ndaj, gjykata vendosi ta shtyjë seancën e radhës për në datën 2 Shtator. Alfred Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, është dënuar me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Tv Klan