Modelja e njohur, Emina Cunmulaj përmes disa postimeve në Instastory bëri të ditur se i është nënshtruar dy herë testit për koronavirus.

Përmes videove të publikuara në InstaStory, ajo ka treguar të gjithë procedurën e realizmit të testit.

Ajo shprehet se për të është hera e dytë që e bën testin dhe tregon edhe dhimbjen që ka përjetuar gjatë realizimit të tij.

Kjo ishte hera e dytë dhe duket sikur sytë do të dalin jashtë nga vend. Dola negativ”, shkruan Emina bashkëngjitur videos së postuar./tvklan.al