Lideri demokrat Berisha ne reagimin e tij pas deklaratave të Edi Ramës për Erion Veliajn shprehet se kryeministri firmosi’ lejen e azilit politik për kryebashkiakun pas ultimatumit që mori prej tij.

“Edi Rama i bëri dje Erion Velisë dhuratën më të pazakontë për Vitin e  Ri 2025, ai de facto me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në cilindo vend që ai ta kërkojë.”


Berisha vë re ndryshim të pozicionit të Ramës me 180 gradë nga qëndrimi që mbajti ndaj Veliajt tek intervista në Zërin e Amerikës.

“Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerë dhe se çdo njeri mund të hetohet. Dje ndërroi 180 gradë, thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj në të cilin thotë se ato që bëre ndaj meje, do t’i kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm. Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë dhe të firmosë lejen e azilit politik, për njeriun me të cilin ka vjedhur sëbashku qindra e qindra miliona.”

Një ditë më parë lideri demokrat publikoi një bilete avioni ku ai pretendon se i përket kryebashkiakut Veliaj me destinacion Washingtonin deri më 18 Janar. Vetë kryebashkiaku ka premtuar se do të jetë në Sheshin Skënderbej për t’u uruar shqiptarëve një vit të mbarë 2025.

Klan News