Sali Berisha: “I kërkoj kryetarit të Partisë Socialiste të lërë mënjanë të gjithë problemet e tij me të shkuarën. Problemet e tij personale me të shkuarën nuk mund kurrë të pasqyrohen me të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi. Loja me diktatorin, një dhunim i dytë që u bëhet shqiptarëve, përpjekjet për të kremtuar 100 vjetorin janë përpjekje për të përligjur terrorin barbarit që ai vendosi mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kërkoi në mënyrën më të qartë distancimin e prerë dhe të qartë të krerëve të Partisë Socialiste ndaj këtij procesi, për të mos thënë largimin një nga një nga seanca parlamentare për të ndjekur poshtërimin që u bëhej shqiptarëve nga një grua e cila ka qenë bashkë autore e të gjitha krimeve monstruoze të burrit të vet, e cila dhe pas vdekjes së burrit nëpërmjet kukullave të kontrolluara si Ramz Alija që e kishte bashkautor në krime, kontrolloi Shqipërinë, ishte kjo klikë që tani përpiqet në 100 vjetorin e mizorit të ridimensionojë figurën.”/tvklan.al