“PD, në mbështetje të paqes, stabilitetit në rajon e botë”
Ish-Kryeministri, Sali Berisha e cilësoi ditë të veçantë inagurimin e bazës së Aleancës së Atlantikut të Veriut në Kuçovë, që përkon me 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Nga shtëpia e tij përpara mbështetësve demokratë, ai garantoi aleatët se Partia Demokratike do mbetet gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e të gjitha përpjekjeve të saj për paqe e stabilitet në rajon, Europë dhe botë.
Berisha i vijoi sërish akuzat në adresë të kryeministrit Rama, duke e cilësuar si hajdutin më të madh të kombit shqiptar dhe si njeriun që ka kapur të gjitha pushtetet, përfshi edhe atë të drejtësisë.
Tv Klan