Sali Berisha ka treguar gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se pse ka akuzuar ish-kryeministrin asaj kohe, Fatos Nanon, për vrasjen e Azem Hajdarit. Ish-kreu i qeverisë tha se ka pasur informacione atë kohë se vrasësit e Hajdarit kanë drekuar në aeroport me Nanon.

Gjithashtu gjatë kthimit të tyre nga Tirana për në Bajram Curri, sipas Berishës, vrasësit nuk janë ndaluar nga policia edhe pse ka pasur të dhëna se cilët kanë qenë.

Berisha ka pranuar që Nano nuk ka pasur lidhje direkte me vrasjen, por persona pranë tij, si kreu i SHISH-it kanë pasur lidhje me ngjarjen.

Sali Berisha: Ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë në drekëë kanë pritrur në aeropoprt Fatos Nanon.

Që kthehej nga Lisbona, por kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Sali Berisha: Sigurisht që kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë, por pse unë akuzova Fatos Nanon? Sepse pas vrasjes ne i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandën terroriste. Absolutisht nga Lapraka gjer në Bajram Curr asnjë postbllok nuk ka funksionuar.

Nuk ka funksionuar, këtë e dimë.

Sali Berisha: Jo vetëm që policia nuk i ka ndaluar por edhe i ka nderuar.

Ishin me makinë policie zoti Berisha…

Sali Berisha: Ne na u tha që kemi njoftuar të gjitha postblloqet për t’i ndaluar. Ne na u tha se kemi njoftuar se janë shefi i komisariatit të policisë, është shefi i krimeve që kanë ekzekutuar Azem Hajdarin. Pse Nanon? Përderisa ai nuk veproi, dhe mos harroni u formuluan akuzat për krime kundër njerëzimit. Fatos Nano deklaroi ose faktohen këto akuza, ose unë jap dorëheqjen. Çka do të thotë? Fatos Nanos i kishin raportuar se këta kanë kryer krime kundër njerëzimit. Zhvillimet e mëvonshme treguan se ai nuk ishte personi i lidhur direkt. Por a kishte lidhje shefi i SHISH me vrasjen?  /tvklan.al