Lewis Hamilton është në qendër të vëmendjes në Formula 1. Piloti britanik ka zhvilluar testet e para si pilot i Ferrarit dhe pritshmëritë janë të mëdha, me rekordmenin e kësaj gare që synon titullin kampion.
Megjithatë ka nga ata që mendojnë se ky bashkëpunim mund të jetë një dështim për shtatë herë kampionin, i cili sapo ka mbushur 40 vjeç.
Në fakt, personi i fundit që parashikoi një fazë të keqe finale për Hamilton në F1 ishte ish-shefi i FIA-s, Bernie Ecclestone.
94-vjeçari britanik nuk ka aspak besim se do të përmbushë kontratën dyvjeçare që ka nënshkruar.
Marrëdhënia midis Hamilton dhe Ecclestone nuk ka qenë kurrë e mirë. Çështja e racizmit ka qenë shpesh temë përplasje mes tyre.
Pas 12 vitesh te Mercedes, Hamilton po kërkon një sfidë të re me Ferrarin, me shpresën për të fituar titullin e 8-të në Formula 1.
Arritje që do ishte historike, pasi vetëm tre pilotë mbi 40 vjeç kanë realizuar objektivin.
Klan News