Qyteti i Betlehemit po përgatitet për natën e Krishtlindjeve nën hijen e luftës në Gaza.

Për të dytin vit radhazi, atmosfera e festimeve nuk është ajo do donin qytetarët. Nuk do të ketë pemë gjigante të Krishtlindjeve në sheshin Manger, nuk do të vezullojnë dritat shumëngjyrëshe dhe do të ketë shumë pak dekorime.

Festimet vjetore të Krishtlindjeve në Betlehem tërheqin turistë të shumtë, por këtë vit të gjitha rrugët janë bosh ndërsa shumë biznese e kanë të vështirë të mbijetojnë.

Pothuajse të gjitha 5500 dhomat e hoteleve të Betlehemit janë bosh. Megjithatë besimtarët pritet të festojnë krishtlindjen nëpërmjet riteve fetare.

Rreth gjysma e popullsisë në zonën e Betlehemit, duke përfshirë fshatrat përreth, punon në sektorin e turizmit ose janë të punësuar në Izrael.

Klan News