Në ditët e fundit të presidencës së tij, Xho Bajden i bën një nderim të veçantë Papa Françeskut.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë që do të largohet prej andej më 20 Janar i dha drejtuesit të Kishës Katolike Botërore dekoratën më të lartë civile të Shteteve të Bashkuar “Medaljen e Lirisë”.
Kjo është hera e vetme në 4 vitet e presidencës së Bajdenit, që ai i jep një personi të vetëm këtë dekoratë të lartë. Presidenti amerikan, një besimtar katolik ia komunikoi në telefon Atit të Shenjtë, vlerësimin e lartë, duke shprehur keqardhjen e thellë që nuk ishte në gjendje të vizitonte Romën dhe Vatikanin për t’ia dorëzuar personalisht.
Medalja presidenciale e Lirisë u jepet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e SHBA-së, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private.
Bajden është presidenti që ka dhënë më pak dekorata të tilla gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Më 4 Janar, ai dekoroi në bllok 19 persona, ndër të cilët edhe Xhorxh Sorosin, Hillari Klintonin e Lionel Mesin.
Tv Klan