Presidenti amerikan Joe Biden ka befasuar Papa Franceskun duke i akorduar “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, e cila është medalja më e lartë që mund t’i jepet një personi civil.

Në këtë deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë sqarohet se kjo është hera e parë gjatë katër viteve të Biden në detyrë që jep këtë medalje.

Në deklaratë thuhet ndër të tjera se presidenti pati një bisedë telefonike me Atin e Shenjtë dhe shprehu keqardhjen e tij të thellë që nuk ishte në gjendje të realizonte vizitën e tij në Romë dhe në qytetin e Vatikanit për shkak të zjarreve në Kaliforni.

Të dy udhëheqësit diskutuan përpjekjet për të avancuar paqen në mbarë botën, duke përfshirë punën e Françeskut për të lehtësuar vuajtjet për komunitetet e cënueshme.

Medalja e Lirisë u krijua nga Presidenti Harry Truman në vitin 1945 për të nderuar ushtarakët e shquar që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti Kenedi e zgjeroi gamën e medaljes në vitin 1963, duke ua dhënë edhe njerëzve që kanë shënuar arritje në fushën e arritjes së paqes.

Klan News