Donald Trump u ngjit këtë të Mërkurë në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Joe Biden, të cilin refuzoi ta takonte si rrallëherë në histori për t’i dorëzuar presidencën duke e akuzuar se i vodhi zgjedhjet.

Presidenti i zgjedhur dhe ai në detyrë shtrënguan duart në zyrën ovale, çka shënon nisjen e fazës së kalimit të postit nga njëri tek tjetri që përmbyllet më 6 Janar të vitit të ardhshëm. Biden i uroi mirëseardhjen dhe garantoi Trump-in për një kalim të qetë të pushtetit.

“Urime Zoti President i zgjedhur dhe ish-president, Donald. Mezi presim të kemi një tranzicion të qetë, duke bërë gjithçka që mundemi për t’u siguruar që të jeni të akomoduar dhe të merrni atë që ju nevojitet”.

Ndërsa Trump u përpoq të justifikonte akuzat e ashpra që hodhi ndaj tij, gjatë fushatës.

“Faleminderit shumë. Politika është e ashpër dhe në shumë raste nuk është një botë shumë e bukur, por sot kjo botë është e bukur sot dhe e vlerësoj shumë”.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se takimi mes tyre zgjati për dy orë ishte i përzemërt dhe thelbësor. Mësohet se Biden ia bëri të qartë pasuesit të tij se ndihma e forcave të Volodymyr Zelensky “është e nevojshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe stabilitetin e Evropës”.

Tv Klan