Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e Nëntorit. Këtë koment Biden e bëri gjatë intervistës së tij të parë për CBS News që pas tërheqjes nga gara presidenciale.
Gazetari: A jeni i sigurt se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit në Janar të vitit 2025?
Joe Biden, President i SHBA: Nëse Trump humbet , nuk jam fare i bindur. Ai e ka seriozisht kur thotë se nëse humbasim zgjedhjet do të ketë gjakderdhje.
Gjatë një tubimi në Mars në Ohio, Trump paralajmëroi për gjakderdhje nëse ai nuk fiton zgjedhjet. Megjithatë, ekipi i fushatës elektorale të Donald Trump reagoi ndaj deklaratave të Biden .
Ekipi pohoi se deklarata ishte shkëputur nga konteksti dhe nuk kishte lidhje me paralajmërime për revolta për përmbysjen e rendit shtetëror.
Sipas tyre, me gjakderdhje Tramp iu referua pasojave të politikës së administratës Biden, që favorizon importin e automjeteve, duke shkatërruar industrinë vendase.
Klan News