Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëron se në Shtetet e Bashkuara po bien në duart e një oligarkie të rrezikshme.
“Një oligarki po merr formë në Amerikë, me një pasuri, pushtet dhe ndikim të jashtëzakonshëm që kërcënon themelet e demokracisë tonë, të drejtave themelore e lirive dhe ndarjen e drejtë të mundësive që të gjithë të ecin përpara”.
Shqetësim i madh për Bidenin është edhe keqinformimi.
“Amerikanët po mbyten nga orteku i keqinformimit, si vegël e abuzimit me pushtetin. E vërteta po mbytet nga gënjeshtrat që thuhen për pushtet dhe përfitim. Duhet t’i bëjmë rrjetet sociale të mbajnë përgjegjësi, për të mbrojtur fëmijët familjet dhe demokracinë tonë nga abuzimi me pushtetin”.
Ndonëse ia njohu të mirat, rrezik sheh edhe nga Inteligjenca Artificiale.
“Inteligjenca Artificiale mund të sjellë rreziqe të reja për të drejtat tona, jetesën, privatësinë, mënyrën si punojmë e mbrojmë vendin. Të garantojmë që ajo të jetë e besueshme dhe në të mirë të njerëzimit”.
Ky ishte edhe fjalimi i fundit i Joe Biden në politikën aktive, pasi me fundin e mandatit të vetëm presidencial mbyll gjysmë shekulli karrierë.
Tv Klan