Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet e një hoteli 7 katësh në Durrës. Objekti po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit.
Në vendimin e saj, IKMT ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që ndërtimi i objektit shkel ligjshmërinë për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet.
Tv Klan