Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shirat e rrëmbyshëm kanë përfshirë disa vende aziatike si Kinën, Vietnamin, Indinë, Korenë, Bangladeshin etj. Si pasojë ka patur qindra të vdekur e mijra familje kanë mbetur pa shtëpi. Rrugët e kryeqytetit të Filipineve Manila dhe në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Shirat e fundit janë më të fuqishmet e 30 viteve të fundit.

Në kryeqytetin Indonezian Xhakarta Presidenti Habibi i ka deklaruar zgjedhjet parlamentare të Qershorit të këtij viti si të vlefshme. Ai ka takuar anëtarët e rinj të sapo zgjedhur të parlamentit indonezian, ndërkohë që burime të ndryshme vendase bëjnë të ditur se në zgjedhjet e fundit ka patur shumë shkelje të mëdha.

Në Bengalin perëndimor në Indi vazhdojnë punimet për gjetjen e viktimave të tjera pas tragjedisë së ndodhur dje në mëngjes kur u përplasën dy trena. Autoritetet indiane kanë deklaruar se numri i saktë i viktimave do të mund të përcaktohet pas disa ditësh kur të përfundojnë kërkimet. Po ashtu specialistët ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e përplasjes së trenave kur deri tani numërohen 440 të vdekur./tvklan.al